Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i lumtur pas fitores historike në futboll kundër Çekisë.
Ai tha se ky ishte mentaliteti i duhur që duhej të tregonte Kosova, edhe pse kundërshtari ishtë shumë i forte.
“Ishte ky mentaliteti i duhur. Kemi parë një skuadër të jashtëzakonshme. Kishim një kundërshtar të mirë dhe duhet të jemi shumë krenarë për atë që bënë futbollistët në fushë. Ato largimet nga vija fatale ato na motivuan”, tha ai.
Challandes u pyet edhe për mungesat, teksa tha se nuk mund të flitet për një skuadër të dytë të Kosovës, ngase ka zëvendësime të mira.
“Nuk flasë për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë të mirë që mund të luajnë në mesfushë ose në sulm. Nëse na mungon një ose dy ose tre lojtarë, ne e jepim reagimin dhe kjo më gëzon shumë”, tha ai.
Sipas Challandes, mesfushorët e Kosovës treguan se mund t’i bëjnë ballë çdo kundërshtari, por futbollit nuk i dihet.