DYLON

Mediat botërore shkruajnë për Kosovën, “Çmenduri! Kosova kalon edhe Republikën e Çekisë”

Mediat botërore shkruajnë për Kosovën, “Çmenduri! Kosova kalon edhe Republikën e Çekisë”
Avatar photo Elife Sherifi

Kosova ka shënuar fitore  ndaj Republikës e Çekisë me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.

Gazeta zvicerane Blick ka shkruar menjëherë me një titull bombastik në faqen e tyre: “Çmenduri! Kosova kalon edhe Republikën Çeke”.

Shkrimi i tyre ka vazhduar kështu: “Është si një përrallë: Kosova ka fituar ndeshjen kundër Republikës Çeke dhe është ende e pamposhtur në  kualifikimet e Kampionatit Evropian. Përveç kësaj, skuadra e Challandes përshëndet përkohësisht nga maja e tabelës!”

EkoHigjiena

Për Kosovën po shkruajnë edhe media të tjera evropiane, ndërsa gazeta angleze sportive Sky Sports ka dalë me një postim në faqen e tyre zyrtare në Tëitter me mbishkrimin: “Korner i nisur shpejt, O̶r̶i̶g̶i̶ Vojvoda”, duke iu referuar golit të Divock Origit në ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligë të Kampionëve.

Edhe llogaria zyrtare e “EURO 2020” , në Facebook ka publikuar arritjen e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.