Muriqi entuziast, “Fituam me tifozët më të mirë”

Muriqi entuziast, “Fituam me tifozët më të mirë”

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë ndaj Republikës Çeke me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”.

Për këtë fitore foli golashënuesi, Vedat Muriqi, i cili u tregua shumë luftarak në fushë.

Jam i lodhur, por tre pikëshi dhe kjo atmosferë.. ia vlen të vdesësh. Falënderoj të gjithë përkrahësit tonë. Nesër fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Anglinë. Besoj se pasi pësuam golin u kthjellëm. Në ora 15:00 ndeshje ndërkombëtare si kjo është e vështirë. Ishte atmosferë e vështirë, por pas barazimit besuam se fituam, dhe me ndihmën e publikut shënuam fitore. Nuk mbeti shumë energji, por për këtë stadium dhe këtë popull ia vlen ta lëmë shpirtin në fushë. Kështu mendojnë të gjithë lojtarët. Besoj se derisa ishte një ndeshje me forcë fizike, ishte më e vështira. Por, dihet se Anglia është më e vështira. Çelësi ishte sepse këtu në Kosovë nuk e kemi problem të adaptohemi më këtë tifozëri. I përballojmë të gjithë. Besoj se gjithë shokët e skuadrës dhe unë kemi akoma shumë për të dhënë”, tha Muriqi.

Me këtë fitore Kosova është lidere e grupit me 8 pikë, duke e lënë prapa Anglinë me 6 sosh.

KOMENTE