Studentët e Kolegjit Universum kanë bërë një hulumtim në lidhje me nivelin e edukimit të deputetëve të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i hulumtimit ka qenë identifikimi i nivelit të edukimit, drejtimet në të cilat këta deputetë kanë diplomuar si dhe institucionet e përzgjedhura nga ta për përfundimin e studimeve.
Mbledhja dhe identifikimi i të dhënave të nevojshme për përgatitjen e kësaj infografike ka qenë mjaft sfiduese sipas Era Baliut, studente kjo në Kolegjin Universum, sepse shumica nga burimet zyrtare ofronin informata jo-komplete për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Për këtë arsye, studenteve u është dashur të identifikojnë burime dytësore për gjetjen dhe analizimin e të dhënave që pastaj i kanë paraqitur përmes infografikës së më poshtme.
Infografika paraqet disa të dhëna interesante në lidhje me nivelin e arsimimit të deputetëve (sa % kanë përfunduar studimet Bachelor, Master apo Doktoraturë) si dhe drejtimet e përzgjedhura nga ta ku kryesojnë drejtimet në fushën e Ekonomisë dhe Juridikut. Për më shumë, lexoni infografiken e më poshtme.