Për Parlamentin e Republikës së Kosovës janë caktuar zgjedhjet e parakohshme për t’u mbajtur më 11 qershor të muajit tjetër. pesë legjislaturat që nga viti 2001 asgjë nuk ka ndryshuar në përmirësim të kushteve të kësaj Krahine.
Refik HASANI
Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur asgjë përveç një ndihme prej një shumë simbolike prej 50 mijë euro e të cilat nuk kemi ndonjë informatë a janë ndarë dhe shpenzuar në dedikimin e caktuar.
Kurse rezoluta e miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, me Nr. 04-R-011, të dt. 6 qershori të vitit 2013, nuk është zbatuar përkundrazi është ulur në një tretman më të ulët.
A do të mundë të ndryshon kjo legjislaturë diçka në të mirë e së paku të përmirësimit që zyra e kësaj Krahine ashtu si kemi propozuar të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë e jo në kuadër të Kuvendit Komunal Gjilan?!
Çfarë mundë të presim nga Kosova zyrtare nga zgjedhjet e 11 qershorit në ndërrimin e qasjes,në reciprocitet, në angazhimin ndaljes së shpërnguljes së heshtur, në ndaljen e diskriminimit. A do të kemi ndryshim në trajtim ndaj të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve nga tri komunat etj?!
Këto dhe shumë pyetje të tjera që i kemi shtruar për gati dy dekada përmes vështrimeve e të cilat shumica janë botuar. A duhet të jemi në pritje me ndonjë bazë nga Parlamenti gjegjësisht nga tre kandidatë potencial për Kryeministër, si: z.Ramush Haradinaj, kandidati z.Avdullah Hoti dhe kandidat i tretë për Kryeministër të Kosovës z.Albin Kurti. Së paku këto zgjedhje asgjë tjetër si para fushatës dhe gjatë gjithë fushatës dhe në paraqitje të tyre publike tema e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk do të mungojë.
Për Parlamentin e Republikës së Shqipërisë janë caktuar zgjedhjet e rregullta për t’u mbajtur më 25 qershor të muajit tjetër,kurse Presidenti është votuar në fund të muajit prill të këtij viti e që do të marrë zyrtarisht detyrën më datën 24 korrik 2017. SHT z.Ilir Meta, është President i 7-të i Republikës së Shqipërisë pas rënies së regjimit komunist pas viteve e ’90-të e këndej.
Këtë Krahinë që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën është vizituar nga Kryeministri aktual dhe Kryetari i PS z.Edi Rama, nga z.Ilir Meta, në cilësinë e Zëvendëskryeministrit dhe njëherit Kryetarit të LSI-ës aktualisht është Kryetari i Parlamenti dhe Presidenti i Republikës si që e cekëm më datën 24 korrik 2017,e merr detyrën zyrtarisht. Së fundi është vizituar si nga Presidenti z.Bujan Nishani, e cilësuar si një vizitë historike në ditën Kombëtare të Mësuesit në Bujanoc dhe Preshevë.
Si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana zyrtare nuk do të duhej të mungoj përkujdesja institucionale duke përfshirë dy Presidencat,dy Kryeministrit dhe dy Kryeparlamentarët dhe Komisione e instanca tjera
Përfundimisht ndaj kësaj krahinë Tirana zyrtare do të duhej në bashkërendim me Prishtinën zyrtare duke ndërtuar një platformë a strategji që t’i paraqesin e artikulojnë kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës.
Dy Qeveritë dhe dy Parlamentet të gjejnë zgjidhje për çështja e Abetares, librave e literaturës.
Kërkohet që shumë më shumë të angazhohen, si në realizimin dhe konkretizimin e Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992,për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës dhe e Marrëveshje së Konçulit.
Funksionimi i një zyre ndërlidhëse të funksionoj në kuadër të Parlamentit apo Qeverisë në Prishtinë e Tiran. Presidenca e Shqipërisë dhe Kosovës në harmonim të ngushtë me qeverinë dhe Parlamentin do të duhej të mendojnë për mbajtjen e një Konference të donatorëve dhe formimin e një Komisioni miks Parlamentar të dy shteteve shqiptare.
Nuk është ngritur çështja e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Shqipëria në instanca e mekanizëm të BE së. Shqiptarët janë të diskriminuar në çdo segment të jetës dhe çështja e tyre nuk është zgjidhur prandaj këto dy legjislatura e 11 qershorit dhe 25 qershorit me të drejtë ngrisim çfarë mundë të presim nga Shqipëria dhe Kosova zyrtare që do të duhej të ndihmojnë dhe reflektojnë.
Është momenti i fundit ta ngritët zëri, të shtrohet,të mbrohen dhe përfaqësohen edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare pasi çështja e tri komunave kërkon një zgjidhje.