Në kazermën e Gardës Kombëtare të FSK-së në Pomozotin, është realizuar ceremonia e certifikimit të pjesëtareve të Kompanisë së Materieve të Rrezikshme të Gardës Kombëtare, në “Kursin për Zhvillimin e Instruktorëve Kundër Armëve të Shkatërrimit në Masë, niveli teknik” të realizuar nga instruktorët e Defense Thread Reduction Agency (DTRA) apo Agjencia për Mbrojtjen dhe Reduktimin e Kërcënimeve.
Ky trajnim është vazhdimësi e trajnimit “Countering WMD Operations Instructor Development Course” – “Kursi për Zhvillimin e Instruktorëve Kundër Armëve të Shkatërrimit në Masë, niveli operacional” që është realizuar në gushtë të këtij viti.
Ky kurs ka qëllim aftësimin e instruktorëve, ofrimin e njohurive për t`i avancuar aftësitë e kërkuara për personelin, për të qenë të gatshëm për trajnimin e pjesëtarëve të tjerë në fushën e materieve të rrezikshme dhe armëve të shkatërrimit në masë (ASHM)./2LONLINE/