Lideri i Lëvizjes për Drejtësi, brenda PD-së, Sylejman Çerkezi me delegacion, vizituan Lëvizjen Qytetare Vatra ku u pritèn nga kryetari Kushtrim Kadriu me anëtarët e kryesisë, ka bërë të ditur Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra.
Nè këtë takim u diskutuan problemet e ndryshme me tè cilat ballafaqohen qytetarèt e Kosovës, e veçanërisht qytetarèt e dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Sipas tij, Çerkezi shprehu pakënaqësinë e tij lidhur me pozitën e shqiptarëve në Preshevè, Bujanoc dhe Medvegjë, shkeljen e të drejtave elementare dhe mos investimin në drejtim të tyre. Po ashtu i pakënaqur edhe me gjendjen e të dëbuarve nga lufta e vitit 1999-të, ku tani e 18 vite nuk i gëzojnë të drejtat e elementare si çdo qytetarè tjetër nè Republikën e Kosovës.
Kryetari I Lëvizjes vatra Kushtrim Kadriu e falënderoi z. Çerkezi për vizitën dhe njëherësh gatishmërinë e tij të sensibilizoi gjendjen e shqiptarëve tè dëbuar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Këto dy subjekte u dakorduan të bashkëpunojnë në të ardhmen me aktivitete të ndryshme.