“Sylejman Çerkezi i zgjedhur kryetar i PD-së nga Kuvendi i fundit zgjedhor, konsideron se përgjigjja e fundit nga ana e KQZ-së lidhur me Kuvendin e Jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së, është vendim i padrejtë dhe kundër vullnetit politik të strukturave të Partisë së Drejtësisë dhe anëtarësisë së gjerë, si dhe kundër çdo norme të demokracisë të vendeve të qytetëruara, ku vullneti i shumicës është përcaktues i veprimeve politike, përgjigje kundër së cilës ne do të bëjmë ankesë deri në fund të organeve të drejtësisë”, thuhe në një komunikatë të lëshuar nga Fidan Mustafa, sekretar i Përgjithshëm i PD-së .
Siaps kësaj komunikate bëhet e ditur se z. Çerkezi dhe 16 kryetar të degëve, konsiderojnë se përgjigjja nga organet e KQZ-së nxjerr në pah vetëm një shkelës, e ai është z.Agani që ka shkelur çdo normë statusore dhe vullnetin e strukturave të PD-së, veprime për cilat u ndëshkua edhe nga vet përgjigjja e KQZ-së me suprimim te të gjitha vendimeve për shkarkim të 17 degëve dhe udhëheqësve ekzekutiv në PD, duke nxjerr në pah z. Aganin të pa fuqishëm dhe pa kredibilitet brenda PD-së.
“Sot, z. Çerkezi, mbajti takimin e radhës më kryetarët e 16 degëve të PD-së, dhe gjithë një zëri vlerësuan se degët e PD-së, nuk ndryshojnë rrugën e tyre për reformë si Lëvizje për ndryshim brenda PD-së, si dhe rruga jonë për reformë është e pandalshme, sepse ky është vullneti i PD-së dhe strukturave të saj, e këtë vullnet nuk mund të ndal asnjë organ që ka parim Demokracinë”, thuhet tutje.
“PD më në krye Sylejman Çerkezin, siguron edhe njëherë elektoratin e gjerë dhe të gjitha qytetarët, se do të vazhdoj të qëndroj besnik parimeve dhe programit të PD-së, si dhe do të angazhohet për kthim në identitet, unifikim të frymës konservatore, që u shpërnda pikërisht nga dëshira e madhe e z.Aganit për karrierë dhe të qenit në pushtet gjithnjë”, përfundon komunikata.