DYLON

Kadriu i Lëvizjes“Vatra”, vizitë bizneseve në Gjilan

Lëvizjes “Vatra”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu, së bashku me bashkëpunëtorë, ka vizituar disa biznese tregtare të Komunës së Gjilanit të themeluara nga qytetarët nga lugina ku, sipas tij, nga afër u diskutuan problemet aktuale të bizneseve, reformave që duhet ndërmarr në përmirësimin e klimës së biznesit por edhe në përkrahjen e drejtpërdrejte në rritjen e numrit të të punësuarve.

Vizita  nga përfaqësues të Lëvizjes“Vatra”, me theks të veçantë u bë tek biznesi “GËZIMI” i drejtuar nga drejtori gjeneral Qani Xhelili.

Kadriu tha se u ndien të kënaqur me punën dhe me arritjet e këtij biznesi që është bërë tërësisht me forca vetanake, ku shumica e punëtorëve që punojnë nè këtë firmè janë me prejardhje nga Komunat e Preshevès, Bujanocit dhe Medvegjès.

EkoHigjiena

Nga ana r tij, Xhelili falënderoi për vizitën Kadriu me bashkëpunëtorë dhe i përgëzoi për angazhimin që po e bëjnë tani në mbrojtjen e të drejtave të luginasve në të gjitha fushat e jetës.

Vizitat e tilla do tè vazhdohen derisa tè vizitohen tè gjitha bizneset e Preshevès, Bujanocit dhe Medvegjès qè veprojnë nè Gjilan, kanë thënë përfaqësuesit e “Vatrës”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.