Ylli i Kosovës, Bersant Celina së shpejti mund t’i rikthehet në Premier Ligë.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt është duke kaluar formë të shkëlqyer në Championship me Swansean dhe për këtë ka marrë vëmendjen e Brightonit, që garon në elitën e futbollit anglez.
Trajneri i Brightonit, Graham Potter dëshiron ta ketë në radhët e veta yllin kosovar, i cili në 69 paraqitje për Swansean ka shënuar 10 gola e ka bërë 11 asistime.