Nga: Selvete ABDULLAHU
ÇELËSI QË HAP STORIE TË PËRDITSHMËRISË SONË
( Pas leximit të librit me tregime të Muhamet Halilit, “Një emër nga letërnjoftimi”, edituar kohë më parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” )
Nisur me një emër nga letërnjoftimi dhe përfunduar me shumë emra po nga ai letërnjoftim i cili n’a bënë të kuptojmë se ai është çelsi i çdo dere dhe ai mbyll të gjitha dyertë dhe kështu fillon e mbaron një libër me tregime të rralla, të ndjeshme dhe të bindshme. Ky çelës që hap storie të përditshmërisë sonë, n’a ofron rreth një tryeze mendimesh se çfarë ka kaluar populli ynë nëpër dekada dhe çfarë e vërtete sillet rreth një situate të caktuar me normat tona shoqërore. Pjesë të ndjeshme të kësaj ngjarje mund të përmend tregimin” Ela”. Kjo kategori sociale e shoqërisë sonë me ligje të pa shkruara dhe standarde të dyfishta poashtu të pa shkruara e me gjykime dhe krijime të stereotipeve ka bërë që shumë njerëz të pa fajshëm të ndëshkojnë veten për fajet e pa bëra ose për fatëkeqesitë e tyre në jetë. Kjo gjendje tmerruese e një (vajze) nëne që ka qenë viktimë e një dhunimi gjatë luftës dhe sjelljen e një krijese pa faj në jetë nga një baba uzurpator ka qenë pjesë e fatkeqësive të tjera që kanë pasuar te viktima. Stigma,rrethi social ka bërë që pa të drejtë gruaja të mbyllet ose të ik nga vendi e në raste edhe më të këqija të përfundoj në vetëvrasje. Kjo dukuri negative e konvencionale e ndërlidhur ngushtë me aspektin psikologjik, emocional dhe social është trajtuar mirë në prozën “Ela”. Kjo prozë n’a tregon qartazi se viktima nuk duhët të gjykohet, por të mbrohet. Viktima e viktimizuar dyfish në njërën anë nga dhunuesi dhe në anën tjetër nga rrethi social ështëfatëkeqësia e një shoqërie jo të drejtë poashtu është shumë e dëmshme për ardhmërinë dhe zhvillimin e një mirëqenje të përgjithshme.
Burim i një ardhje të talentuar mes një arti të stërholluar në formë të tregimeve, por me një elan dhe rrugëtim të lehtë, plotë harmoni, pangjyrime të paknaqësive dhe disa situata të larmishme sa të mira e sa të pa këndshme lëvrojnë dhe ecin tutje me ndjeshmërin dhe paraqitjen e një letërnjoftimi përmes një libri sa tregues, aq kritikues, sa te mirë e sa vetëdijsues të autorit Muhamet Halili. Vet titulli i librit ka një simbolik të veçantë i cili n’a bënë të kuptojmë se identiteti i vet tregimeve është një pasqyrë se çfarë mund të gjejmë brenda tij. Ne nisemi dhe shkojmë kudo me veten tonë dhe përmes një letërnjoftimi me të dhënat kryesore. Identiteti ynë paraqitet përmes një letërnjoftimi që si duket autori është frymëzuar artistikisht të n’a njoftoj se libri ka një emër që brenda gjendet letërnjoftimi i tij, jo përmes një karte të vogël,por përmes një tufe tregimesh të mira dhe relaksuese që paraqesin një njohje, një imazh dhe që percjellin disa mesazhe. Letërnjoftimi i librit është identiteti dhe pasqyra e tij. Një njohje paraprake me vet leximin.
Libri ka një shtrirje të mirë dhe relative i gërshetuar me një qetësi gjatë leximit edhe atëherë kur shkruan për luftën tek tregimi” Kalendari i lirisë”, ku përmenden personazhet e ndryshme edhe aty ndiejmë një gjuhë harmonike, dashurinë dhe guximin. Balanci në tregime të tilla vjen si rezultat i rrafshit shpirtëror dhe një harmonie të pergjithshme ku autori e ndërlidh këtë aspekt me një nuancë të lavdisë dhe të këngës. Si duket kalendari i lirisë frymon me një paqe të përgjithshme që n’a bënë vërtetë të jemi optimist për gjeneratate reja.
Heronjtë nuk mund të mos jenë prezent përmes shkrimeve edhe tek libri në fjalë si psh. heroizmat e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Agim Ramadanit, Idriz Seferit e shumë të tjerëve si dhe vendet ku u zhvilluan betejat. Autori citon ndër tjerash edhe vargjet e këngës popullore:
Hej Kaçanik o shkamb e gurë
Digjesh e pritesh për flamur!
Për flamurin e Skenderit
Luftojnë djemt’e Idriz o Seferit!….
Peripecitë e luftës sikur kanë bërë autorin t’i ndjej thellë përvojat e këqija të kësaj ngjarje atëherë kur ballafaqimi i tij ishte i drejtëpërdrejë apo personalizimi në veten e parë vjen sipas një imagjinate shumë të bujshme dhe metaforike, ku personazhet janë miqtë e tij real apo të trilluar (sureal).
Biseda e personazheve me lisat, me hënën në momentet më të vështira janë një tjetër tabllo që përshkruan autori skena të tmerrshme të dhunimit të femrës shqiptare nga ushtarët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë. Me mjeshtri të thellë e me shumë pikëpyetje, me dilema të përditshmërisë autori vë në pah pikat e forta të njeriut të qëndresës dhe guximit, por edhe ndjeshmërinë në rrethana të këqija, lutjen, sfidën, pikëllimin dhe asnjëherë dorëzimin. Shpresën e një dite plotë jetë si kundër përfundon tregimet e tij me një liri të përgjithshme. Tek përfundimi itregimit ”Emrat që nuk ktheheshin”. Citoj: Ktheva kokën mbrapa
Nga Mali dolën Lisat….!
Edhe rënien e çlirimtarëve për liri autori e spikat me një buzëqeshje në shi, me një tregim me të njejtin emër. Me një tregim të mirë, me peripeci lufte dhe rënje heroike. Edhe atëherë kur bie nëfushë betejë çlirimtari ka rrezatimin dhe buzëqeshjen e tij si psh. citoj: Ishte një rënie si në legjendë!.
Jo rrallë herë në prozat e Muhamet Halilit hasim në fjalën Zot ose lutje ndaj Zotit. Autori i mbështet shkrimet e tij në lutjet e vazhdueshme, pra në besimin e tij në Zot dhe kjo e bënë më të fuqishme vet krijimtarinë e tij. Impakti që sjell proza e Muhamet Halilit është i kënaqshëm në raport me lexuesin. Gjuha letrare e pastër e përdorur kryesisht në prozat duke mos lënë pa përmendur edhe ate popullore në raste të veçanta e bënë librin më të kompletuar dhe me një kuptim sa imagjinativ poaq edhe real. Lexuesi gjatë leximit përcepton ndjenja se ndodhitë i takojnë një imagjinate të bujshme dhe në anën tjetër nuk përjashtojnë mundësinë e një realiteti të ndodhur në shoqërinë tonësa konvencionale aq edhe moderne, sa të mirë aq edhe të vrazhdë. Kapja e një pike ku lexuesi e gjen veten dhe të tjerët ndoshta në heshtjen e tij, apo mos guximin e thënjes troq apo indirekt të gjërave është shumë e rëndësishme për qenjën tonë. Shpeshë individët hezitojnë të shprehen lirshëm për ndodhitë e tyre të jetës apo ngjarjet rastësore vetëm për shkak të rrethit social apo bindjeve konvencionale që janë pjekur me kohën. Disa u ikin gjykimeve të kohës duke fshehur atë që ndodh rreth tyre apo direkt në jetën e tyre. Thjeshtë nuk deshirojnë të bëhen objekt i një thashethemi të përgjithshëm në rrethin e ngushtë apo të gjerë social. Prandaj, praraqitja e një realiteti ndoshta të pa dëshiruar në aspektin letrar e bënë autorin sa sensacional poaq edhe racional si psh në prozat: “Orgazma liderësh”, “Orgjitë në shtëpinë bojëkafe”. Pastaj një goditje e fuqishme për betonimin e Qytetit dhe ndërtimet vend e pa vend që t’a zënë frymarrjen duke mos lëne hapësirë për parqe e gjelbërim në mënyrën më të mirë të mundshme e gjejmë përmes një lufte artistike që autori bënë në prozën: “Lulja dhe tmerri”, ku ndër të tjerash në mënyrë të drejtëpërdrejtë për lulen thotë: kujdesi per të nuk do “Unë”, do “Ne”!
Proza në përgjithësi paraqet një luftë verbale mes personazheve dhe një luftë jo verbale në vetë prozën apo në gjuhën e brendshme të autorit që fatmirësisht e shpreh hapur dhe qartë përmes shkrimeve të tij. Ngritja e zërit përmes artit e ka gjithsesi kuptimin e vet qoftë në formë të hapur apo rrethanore, shprehja e pakënaqësisë për dukuritë negative në shoqerinë tonë poashtu e shprehur në formë të shkruar arrin një vetëdije kolektive të reflektimit pozitiv, të njëpërmirësimi apo ndryshimi aty ku ka mundësi dhe lirisht mund të themi se e ka anën e vet të dobishme, por shpeshë individët që veprojnë rrallë e lexojnë reagimin e frustrimin shoqëror.
Lufta metaforike në tregimin “ Monologu i hajnit” n’a bënë të kuptojmë një situatë me veprime të njëmendësie të lidhur me një pjesë individësh realisht që përceptohen të tillë nga grupe tjera shoqërore, por që në esencë askush nuk ka fakte të justifikueshme për një identitet të tillë dhe kështu reciprociteteti i matjeve kontributive në këmbim të marrjes mbetet vetëm si përceptimi një shtrese shoqërore dhe monolog në mes personazhit e veprimit. Në këtë pjesë mendoj se kauzaliteti vjen më tepër në shprehje tek shoqëritë në formim e sipër.
Mbyllja e librit me tregimin”Vizitori” fletë shumë për peripecitë e fundit që kemi kaluar me pandeminë dhe një pasqyrë realiteti i paraqitur drejtëpërdrejtë e artistikisht. Kjo sfidë globale e trishtuese nuk harrohet dot dhe nuk duam të përsëritet kurrë njëkohësiht edhe më sfiduese paraqitet lufta me të panjohurën.
Libri i përket një aktualiteti të përgjithshëm , një imagjinate të bujshme dhe një gërshetimi ndjenjash sociale të specifikuara me sens nganjëherë edhe humori (në gjuhë dhe fjalë popullore). Përfundimisht libri i Muhamet Halilit është një arritje e mirë e letrave shqipe duke jetuare ju përshtatur kohës dhe pikërisht me këtë rast autorin e kam vendosur në kontest të kohës. /2LONLINE/
( Gjilan, 28 maj 2022 )