DYLON

Gati 2 mijë gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve

Gati 2 mijë gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 987 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 68 aksidente  trafiku,  19 me lëndime dhe 49 me dëme materiale, por pa të lënduar.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 33 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/