Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit futbollistik “FC Kosova” nga Cyrihu, fitues të Kupës së Diasporës në Zvicër.
Me kryetarin e klubit, Nesret Limani diskutuan për organizimin e klubeve shqiptare në Zvicër dhe për të arriturat e “FC Kosova”, duke potencuar edhe bashkëpunimin që mund të kenë futbollistët e Kosovës dhe futbollistët shqiptar të Zvicrës.
Ministri Çeku ka falenderuar delegacionin e “FC Kosova” për vizitën ndërsa duke i uruar për rezultatin e arritur tha se është në interes të ketë bashkëpunim për zhvillimin e sportit të klubeve shqiptare në diasporë. /2LONLINE/