DYLON

Nga 20 tetori do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit

Nga 20 tetori do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit
Avatar photo Redaksia

​Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë qytetarët se nga data 20 tetor deri më 20 nëntor 2022, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës për këtë qëllim.

EkoHigjiena

Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet përmes një procedure moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Autoriteti i Aviacionit Civil 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.