Anglia ka pësuar humbje me përmbysje (2-1) si mysafir i Republikës Çeke në Pragë, duke e bërë më të vështirë situatën e Kosovës në Grupin A.
Përkundër humbjes, ‘Tre Luanët’ vazhdojnë të jenë liderë të grupit me 12 pikë (nga pesë ndeshje të zhvilluara), ndërsa pikë të njëjta tash kanë edhe çekët (me gjashtë ndeshje të zhvilluara).
Në vend të tretë ndodhet Kosova që ka arkëtuar tetë pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara, ndërkaq të hënën zhvillon sfidën shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të zgjedhurit e Bernard Challandes duhet të mendojnë vetëm për fitore, në mënyrë që të ngriten në kuotën e 11 pikëve dhe të mbajnë gjallë shpresën për kualifikim në ‘Euro 2020’.
Pas përballjes ndaj malazezëve në Prishtinë, Kosova në muajin nëntor do të luajë si mysafir i Republikës Çeke dhe do ta presë Anglinë në “Fadil Vokrri”.