DYLON

Turqia mposhti Shqipërinë, por mund të dënohet keq nga UEFA

Turqia mposhti Shqipërinë, por mund të dënohet keq nga UEFA
Avatar photo Elife Sherifi

Turqia mund ta pësojë shumë keq nga UEFA, pas fitores së mbrëmshme minimale ndaj Shqipërisë. Kombëtarja turke fitoi me një gol në fund të ndeshjes, mbrëmjen e djeshme në Stamboll.

Goli i Cenk Tosun ishte vendimtar për të ardhmen kualifikuese të vendasve, aq sa futbollistët në fushë nuk u përmbajtën në festime.

I gjithë stafi u drejtua për te tifozët duke festuar me nderim ushtarak. E gjitha kjo për të treguar mbështetje ndaj ushtarëve të tyre, për luftën e hapur vetëm pak ditë më parë ndaj kurdëve në Siri.

EkoHigjiena

Ky festim që manifeston hapur mbështetje ndaj një konflikti, pritet të bëhet çështje diskutimi në organin më të lartë të qeverisë së futbollit evropian.

Duke ditur se UEFA nuk lejon shfaqje të tilla që nxisin urrejtje mes popujve, pritet një dënim shembullor për Turqinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.