Federata e Futbollit e Çekisë ka marrë një vendim të çuditshëm dhe po planifikon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Viktoria Plzen.
Ky stadium ka kapacitet për 11.700 ulëse dhe quhet “Doosan Arena”, kurse në stadiumin e Pragës, i cili mban emrin “Generali Arena”, kapaciteti i ulëseve është 18.944.
Dardanët duhet të udhëtojnë për ndeshjen e dytë me Çekinë, në ndeshjen që planifikohej të luhej në Pragë. Por me ndryshimin e stadiumit, Dardanët pritet të kenë më pak bileta në dispozicion.
Ende nuk dihet arsyeja e ketij vendimi.