DYLON

E pabesueshme, por e vërtetë, Muriqi në radarin e gjigantit anglez

E pabesueshme, por e vërtetë, Muriqi në radarin e gjigantit anglez
Avatar photo Elife Sherifi

Pas disa golave të shënuar në ndeshjet e para të Superligës së Turqisë, Muriqi ishte vendimtar edhe te Kosova. Muriqi shënoi një gol në fitoren 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe dy asistime dhe një gol ndaj Kombëtares së Anglisë.

Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester Unitedi.

Sipas mediumit të njohur turk Fanatik, Muriqi u përcoll nga afër nga skautët e Unitedit në ndeshjen e zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit.

EkoHigjiena

Ky medium raporton se ishte Kristo Kilibarda, ai i cili ndoqi nga afër Muriqin dhe dha raporte pozitive tek drejtuesit e Unitedit. Nëse Muriqi vazhdon me super-formë, Djajtë e Kuq mund të bëjnë ofertë në afatin e janarit, por më shumë ka të ngjarë të tentojnë transferimin gjatë verës.

Skauti Kilibarda pritet ta ndjek Muriqin edhe të hënën në ndeshjen që Fenerbahce e zhvillon ndaj Alanyasporit.

Përveç Unitedit, interesim për yllin e Kosovës kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Atletico Madridi dhe Lazio, ndërsa klubi turk kërkon 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.