Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka komentuar në profilin e tij në FB, kalimin në Kuvend të mocionit për qeverinë e Kosovës duke shkruar se edhe gjërat që në fillim duken të pamundura, me vullnet dhe punë mund të arrihen.
Ja postimi i tij i plotë
Edhe gjërat që në fillim duken të pamundura, me vullnet dhe punë mund të arrihen. Kur e morëm iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pamë shumë skepticizëm që do ta finalizonim iniciativën tonë për ta rrëzuar Isa Mustafën, këtë të keqe të madhe të Kosovës.
Finalizimi i suksesshëm i iniciativës tonë, tregoi se Nisma për Kosovën është një forcë e rëndësishme vendimmarrëse në këtë vend.
Qeveria më e keqe në që ka pasur Kosova tashmë ra. Bashkë me të do të bien edhe marrëveshjet që e dëmtojnë Kosovën. Shkoi ashtu sic erdhi, pafytyrë e pa nderë.
Urime Kosovë! Urime qytetarë! Urime NISMA!