Portieri spanjoll, Iker Casillas pësoi sulm, siç thuhet, të vogël në zemër gjatë stërvitjes me bashkëlojtarë të Portos dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Porto ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes së portierit, Casillas, duke njoftuar se 38-vjeçari është mirë dhe në gjendje stabile.
“Iker Casillas pësoi një infarkt akute miokardit gjatë seancës stërvitore të mërkurën në mëngjes. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë për ta parë gjendjen e portierit të Portos, i cili momentalisht ndodhet në spital. Casillas është mirë dhe në gjendje stabile dhe problemi me zemër është rregulluar”, thuhet në njoftimin e Portos.
Ndërkohë, sportistë dhe futbollistë të shumtë nga futbolli evropian dhe më gjerë po luten për shëndetin e tij, që portieri legjendar i Kombëtarës së Spanjës të rikthehet në fushën e blertë.