Çaj me banane e kanellë
Të privohesh nga orët e gjumit mund të jetë një ndër gjërat më shqetësuese për një njeri. Netët e fundit, të gjithë shqiptarët, zor se kanë vënë sy në gjumë, pas tërmetit fatal të mëngjesit të së martës.
Depresioni, ankthi, shpërqendrimi dhe lodhja janë ndjesitë që të shoqërojnë një natë apo një periudhë gjatë të cilës gjumin nuk e kemi bërë cilësor, ndaj Living ka treguar recetën e një çaji që ju ndihmon të flini më qetë. Për këtë recetë ju nevojiten një banane, kanellë dhe ujë.
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni një banane të prerë.
Lëreni për 10 minuta. Pasi e keni hequr nga zjarri shtypeni me një pirun dhe më pas kullojeni në një filxhan çaji. Lëreni të ftohet dhe shtoni pak kanellë.
Ju duhet ta pini këtë, të paktën, një orë para se të shkoni në shtrat.