Galatasaray rikthen interesimin, insiston për Shaqirin

Galatasaray rikthen interesimin, insiston për Shaqirin

Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin. Mirëpo, futbollisti kosovar kishte preferuar të transferohej në klube të tjera.

Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin kosovar edhe disa vite më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë

Megjithatë, gjiganti turk nuk është dorëzuar ende për transferimin e përfaqësuesit zviceran. Shaqiri aktualisht është i pakënaqur me situatën e tij në Liverpool, ku ka përfunduar në bankinë qe një vit.

Prandaj, mesfushori kosovar mund të largohet nga “Anfield Road” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për “Reds” që t’ia shesin futbollistin anësor.

Sipas mediave turke, kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

KOMENTE