Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se MAShT-i është duke bërë përgatitjet maksimale për testin PISA 2018, në mënyrë që të arrihen rezultate të mira.
Ai ka thënë se kanë ngritur një komision të ri për faktin se komisioni i kaluar ka qenë tërësisht jofunksional.
“Komisioni i ri është tejet i angazhuar me përgatitjet që duhen bërë, madje kanë hartuar edhe një Udhëzim Administrativ që ka të bëjë me mbikëqyrjen e testit PISA 2018 dhe në bazë të të cilit kërkohet përgjegjësi dhe llogaridhënie”, është shprehur Bytyqi…
Burimi: Epoka e Re