Ngritja e buxhetit të ushtrisë në 100 milionë, është për tu vlerësuar, sado që disi po tentohet të minimizohet nga qarqe të caktuara.
Shkruan: Bekim Thaqi
Krahasimi i disa mediave me buxhetet e vendeve tjera të Ballkanit, është i pavend, duke marrë parasysh rrethanat dhe kohën e krijimit të shtetit të Kosovës, por edhe ushtrisë së vendit.
Kosova dalëngadalë po arrin standardin e buxhetit prej 2% si të shteteve të NATO-s dhe kjo falë punës disa vjeçare në këtë drejtim. Gjatë rishikimit të buxhetit ka mundësi që kësaj vlere ti shtohet edhe më shumë në varësi nga nevojat e ushtrisë dhe planeve për furnizim dhe armatim.
Kosova si vend që nuk ka ndërmend të sulmojë askënd por vetëm të mbrojë veten në rast nevoje më tepër duhet investuar në sisteme raketore, kundër ajror, anti tank dhe anti personel.
Sipas informatave duket se është në plan blerja e disa helikopterëve dhe dronëve dhe kjo do të ishte një qershia mbi torte nëse arrihet brenda një afati dy tre vjeçar.
Në varësi prej këtyre rrethanave edhe buxheti duhet rritur dhe tekefundit nëse mbetet ndonjë autostradë pa shtruar nuk është dëm i madh krahasuar me forcimin e ushtrisë. Nëse caktohen prioritetet gjithmonë siguria duhet të vijë e para. /2LONLINE.com/