Lidhja Demokratike e Kosovës është në prag të organizimit të zgjedhjeve të brendshme partiake.
Ky proces demokratik brenda partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, po vlerësohet si hap i rëndësishëm edhe për të ardhmen e vendit.
Sipas deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepit, zgjedhjet në LDK janë zgjedhje të përgjithshme për Kosovën, ku do të vendoset për qeverisjen e ardhshme të vendit.
Ky është postimi i plotë:
Madhështia e kuvendit zgjedhor të LDK-së
Zgjedhjet në LDK, janë zgjedhje të përgjithshme për Kosovën. Aty do të vendoset për qeverisjen e ardhshme për vendin. Zgjedhjet po priten nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga ndërkombëtarët, nga partitë rivale politike dhe nga mediat. Zgjedhjet në LDK, i madh e i vogël, po i shohin si shpresa e vetme për drejtim tjetër të Kosovës, për zhvillim ekonomik e kursime të buxhetit, me udhëheqje nga njerëz të urtë e të dijshëm. Zgjedhjet në LDK janë shpresa për rikthim të mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën, pasi PAN e bllokoi, prishi dhe e stagnoi vendin brenda e jashtë! Të gjithë në LDK janë të vetëdijshëm për këtë dhe kurrë më unik nuk kemi qenë sesa sot.
Madhështia e procesit zgjedhor ne LDK po i huton edhe analistët politik, kundërshtaret, qeverinë në ramje e edhe presidencën në heshtje.
Dhe të shtunën me 3 Gusht, qytetarët e vendit me të drejtë presin që kuvendi i LDK-se të sjellë një faqe të re në historinë kombëtare, ku LDK përsëri do t’i prijë vendit në orientimin e duhur sikur në ditët e themelimit të saj.