Valentina Bunjaku – Rexhepi, nga LDK-ja, ka bërë një analizë të shkurtër në lidhje me formimin e koalicionit LDK- VV me dy kandidatë të nominuar për kryeministër.
Ajo ka theksuar iden që qeveria e ardhshme të udhëhiqet me Vjosa Osmanin e LDK-së kryeministre dhe ky koalicion të bashkohet për qëllim të mirë të Kosovës, por pa shkaktuar përqarje apo incidente te simpatizantët e të dyja partive.
Ky është postimi i plotë:
Paramendoni ne tubime te perbashketa ne nje koalicion te mundshem parazgjedhor LDK-VV,ku koalicioni mbrenda listes se saj kandidon me 2 kandidate Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin si do reagojne simpatizantet ne mes vete kur ne njeren ane thirret Vjosa e tjetren ane Albini,sigurisht me fishkellima e aq me teper kur aty afer mund te jenë edhe ata qe dhe gjuajten me ve,gure e molotov ne institucione…
E paimagjinueshme,kryetari Mustafa tejkaloi edhe sulmet ne shtepine e tij nga keta simpatizante per hir te tejkalimit te situates,per hir te vendit e te se mires.Ama nje ballafaqim i tille neper tubime mund te kete pasoja te renda dhe VV nuk bene te beje kete loje nese e ka seriozisht ndryshimin ne vend per te mire,sigurisht.
Nese vertet e duan vendin e per hir te shtetit nje zgjidhje tjeter deri ne ora 24h mund te behet,me nje kandidate te cilen edhe vete para pak kohesh e deshten,cka tash?Me Vjosen behet ndryshimi,me bashkim te sinqerte behet koalicioni dhe te bashkuar ne qeveri kthehet shpresa ne vend!!