Pas deklaratave të Bukurije Musliut, mësimdhënëse, se është dënuar nga Gjykata ish drejtori i DKA-së, që sipas saj, e kishte dëmtuar atë, në rastin në fjalë: shih shkrimin Dënohet nga Gjykata, ish drejtori i DKA-së, dhe reagimit të më pastajmë të ish drejtorit, Nazmi Musa, i cili qëndronte në pretendimet e tija, shih shkrimin: Musa: Ruani daullet e mos i shqyeni se pushojnë vallet! , ka ardhur kundërpërgjigja e Musliut, që e vlerëson të pakuptimtë reagimin e Musës, në një rast kur të gjitha faktet, siç thotë ajo, dëshmonin padrejtësitë tendencioze që i kishte bërë ai ndaj saj si mësimdhënëse.
Ja kundërpërgjigja e plotë e Musliut:
Është i pakuptimtë reagimi i Nazmi Musës i cili është dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në cilësinë e drejtorit të Arsimit në Gjilan. E kuptoj që e ka të vështirë përballjen me publikun, sikurse që e kishte të vështirë përballjen në procesin gjyqësor, me ç’rast kishte pranuar fajësinë për veprën penale, sepse të gjitha faktet e mia dëshmonin padrejtësitë tendencioze që i kishte bërë ndaj meje si mësimdhënëse.
Asnjë nga arsyetimet e tij nuk qëndrojnë, sepse po të ishte ashtu siç tani ka reaguar sigurisht që do të ishin marr parasysh nga organet e drejtësisë. Po ashtu në reagimin e Nazmi Musës, shihet inati i thellë i pakuptueshëm i tij, i cili vazhdon ende me shpifje ndaj meje, e njëkohësisht shprehë injorancën e tij ndaj të vërtetës.
1) Po të isha pranuar unë kundërligjshëm si zv.drejtoreshë në Abaz Ajet, do të duhet që Nazmi Musa përmes procedurës të më largonte nga kjo pozitë dhe e dyta të mos më lëshojë kontratë 5 muajshe si mësimdhënëse pas mandatit si zv.drejtoreshë.
2) Po të thonte të vërtetën ky drejtor, atëhere nuk do ti shtrembëronte faktet e diplomës sime, sepse une nuk kam diplomuar ashtu siç thotë ai me 02 gusht 2011 por më datë 02.07.2010.
3) Nëse thirret në kolegjin Gjilani i cili na paska qenë i palicencuar, atëhere pse Nazmi Musa në shumë raste ka pranuar kuadro po me të njejtën diplomë sikurse unë, si psh në Lagjen e VIII, Pogragje, Kishnapole, Llashticë, pa dashur ti përmend emrat e kolegëve dhe të cilëve ia ka vazhduar kontratat pas çdo viti sepse janë bashkëpartiakët e tij.
Kryeneqësia e Nazmi Musës, ndaj mos njohje të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, si vendimi i Inspektoriatit të Arsimit, i vendimit të sekretarit të MASHT-it, për të më kthyer në vendin e punës, e më pas vendimi i Gjykatës Themelore, i Gjykatës së Apelit dhe vetëm atëhere kur është shfrytëzu instrumenti i fundit i drejtësisë, pra vetëm përmes Përmbaruesit Gjyqësor më është mundësuar kthimi në punë.
Dhe vetëm për shkak të këtyre veprimeve të jashtëligjshme ka ardhur deri të dënimi me burg i drejtorit të Arsimit Nazmi Musa. Duke mos dashur që ende të humbas kohë, tani më me një të pensionuar, sepse ka disa vite që jam detyruar të merrem nëpër procese gjyqësore kundër veprimeve joligjore të Nazmi Musës…
Bukurije Musliu