Ka arritur sot makina e re për pastrimin e rrugëve. Vlera e makinerisë së re ka kushtuar 13.600.000,00 dinarë, ku 7.000.000,00 dinarë janë siguruar nga donacioni i Ministrisë pa Portofol i Qeverisë së Serbisë, kurse pjesa tjetër prej 6.600.000,00 dinarëve nga komuna e Bujanocit.
Këtë donacion e ka përfituar komuna e Bujanocit nga konkursi i vitit të kaluar i shpallur nga Ministria pa Portofol, që ka të bëjë me avancimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave, respektivisht për blerjen e makinerisë për pastrimin e rrugëve.
Ky donacion u realizua në kuadër të programit për mbështetje të zhvillimit për komunat e pazhvilluara (komunat të cilat bien në grupin e 4-të për kah zhvillimi), që udhëhiqet nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë. /2LONLINE/