DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit “Gjon Pali II”, së bashku me z.Mario Giro, ish zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

EkoHigjiena

U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.
U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme. që jetojnë në shtetin tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.