Me shfaqjen e premierës për fëmijë “Vitaminat” nga teatri i kukullave “Xixëllonjat e Lezhës”në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc u hap organizimi “Java e Nëntorit”.
“Nën organizimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Komunës së Bujanocit si dhe Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc filluan kremtimet për festat e nëntorit”, tha për portalin Titulli.com drejtori i shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili.
Ismaili duke i uruar qytetarët për festat e muajit Nëntor tha se është munduar që publikut të komunës së Bujanocit ti ofrojë aktivitet të ndryshme.
“Duke filluar nga më të vegjlit tanë fëmijët me shfaqjen e mbrëmshme, organizimin sportiv të lojës së shahut dhe me komedinë nga qendra mediave “Peer Gynt” e deri në organizimin final të 28 nëntorit me valle nga shoqëritë kulturore artistike vendore dhe program argëtues”, këto janë aktivitet që kanë organizuar u shpreh Ismaili.
Ai pret që qytetarët të marrin pjesë në organizimet dhe të festojnë së bashku festat e Nëntorit.
BURIMI: Titulli.com