Manifestimi “Ditët e Diasporës” ka vazhduar sipas agjendës së paraparë. Në mbrëmjen e sotme është mbajtur ekspozita nga grupi i artistëve të talentuar nga Bujanoci e udhëhequr nga artistja Leoneta Abdyli.
Në vazhdim, në sheshin e qytetit, është mbajtur edhe koncerti me artisten nga Gjilani, Diana Toska, me këngë të lehta shqipe dhe të huaja.
“Ditët e Diasporës” përfundon nesër me takimin mes organeve komunale dhe shoqatave të diasporës që do të zhvillohet në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. /2LONLINE.com/