DYLON

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Ilijazi: Dr. Mevlyden do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësi

Lutfi Haziri ngushëllon familjen Ilijazi: Dr. Mevlyden do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësi
Avatar photo Redaksia

Me rastin e ndarjes nga jeta të gjinekologes së njohur, Dr. Mevlyde Ilijazi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ilijazi. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familjes Ilijazi,

EkoHigjiena

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta mjekes e gjinekologes së njohur, profesionisten e jashtëzakonshme të Gjilanit, Dr. Mevlyde Ilijazi.

Dr. Mevlydja nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësi, e cila  gjatë karrierës 30 vjeçare si specialiste në Spitalin e Përgjithshëm, u ka ofruar shërbime profesionale mijëra nënave gjilanase, në çdo kohë.  

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilijazi, stafit të Repartit të Gjinekologjisë, kolegëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, miqve e farefisit.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.