Pavarësisht shtyrjes së Brexitit, Britania e Madhe ka filluar të lëshojë pasaporta që nuk e kanë mbishkrimin “Bashkimi Evropian” mbi emrin e shtetit.
Pasaportat e reja janë prezantuar nga 30 marsi, një ditë pas afatit të propozuar për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Sidoqoftë, disa njerëz mund t’i pranojnë ende pasaportat e versionit të vjetër deri në harxhimin e sasisë së tyre.
Një qytetare britanike e ka publikuar fotografinë e pasaportës së re, duke thënë se është tmerruar nga ndryshimi që ajo ka në krahasim me pasaportën e vjetër.
Susan Hindle Barone, e cila e mori pasaportën e re të premten, tha se ka menduar që dizajni i këtij dokumenti nuk do të ndryshojë përderisa Britania vazhdon të jetë pjesë e BE-së.
Largimi i mbishkrimit “Bashkimi Evropian” është bërë për shkak të planit të këtij shteti për t’u larguar nga BE-ja në fund të muajit të kaluar.