• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Mbahet takimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për programimin e përkrahjes financiare nga Bashkimi Evropian

Redaksia 2LONLINE 28 Prill, 2022 3 min
 Mbahet takimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për programimin e përkrahjes financiare nga Bashkimi Evropian

Sot u mbajt takimi kryesor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe delegacionit të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian, në kuadër të misionit për programimin e IPA 2023 dhe hapat e parë rreth investimeve nga WBIF.

Delegacioni i Qeverisë u kryesua nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa delegacioni nga Komisioni Evropian u përfaqësua nga Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën dhe Holger Schroeder, Shef i Njësisë për Programet Rajonale dhe Planin e Investimeve Ekonomike (EIP), në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Në takim u prezantuan projektet e përgatitura nga ana e institucioneve vendore, të cilat do të financohen përmes IPA 2023, me theks në maturitetin e tyre si dhe qasjen sektoriale. Këto projekte do të përfshihen në IPA 2023 dhe do t’i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm si sundimi i ligjit, punësimi, administrata publike, digjitalizimi i qeverisjes, mbrojtja e mjedisit përmes ndërtimit të deponisë për mbetjet e rrezikshme dhe projektit NATURA 2000, investimet në infrastrukturë për rrjetin e transmisionit elektrik dhe energjinë e ripërtëritshme, arsimi me theks në digjitalizim, edukimin në fëmijërinë e hershme, projekti për ndërtimin e sallës koncertale dhe punësimi përmes skemës për garanci të të rinjve në VET (sistemin dual shkollor).

KE përshëndeti përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të prezantuar projekte të ndërlidhura me prioritetet e Integrimit Evropian, me tranzicionin Energjetik dhe Mjedisor, në përputhje me dokumentet strategjike të BE-së për rajonin si dhe projekte relevante për vitin 2023 e tutje.

Takimi u shfrytëzua edhe për informimin rreth mundësive për përfitim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) duke përfshirë garancitë bankare dhe zhvillimin e sektorit privat dhe koordinimin e veprimeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë projektet shtesë të cilat do të paraqiten për financim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit qershor, si dhe do të përfshihet në programimin e projekteve të tjera të përkrahura nga programet rajonale. /2LONLINE/

Etiketa:Bashkimi Evropian Komisionit Evropian projektet Qeverisë së Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e UKZ-së “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës

1 Qershor, 2023
Gjilan

Kushtrim Kadriu e sheh veten alternativë të duhur për kryesues të Kuvendit

1 Qershor, 2023
Nacionale

Ministrja Haxhiu nxjerr vendim për mbështetje financiare prej 200 mijë euro për

1 Qershor, 2023
Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për trajtimin e ujërave

1 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Ja vendimet e sotme të Qeverisë së Kosovës

10 Maj, 2023

Ja vendimet e sotme të Qeverisë së Kosovës

22 Shkurt, 2023

Zëvendëskryeministri Bislimi takoi Këshilltarin diplomatik të Presidentes së Komisionit Evropian, Fernando Andresen Guimaraes

8 Dhjetor, 2022

Kryetari Haliti: Do ti realizojmë të gjitha projektet që janë të parapara për këtë vit

29 Nëntor, 2022

Deputetet Rrezarta Krasniqi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni po marrin pjesë në takimin Plenar të COSAC-ut

14 Nëntor, 2022

ATK: Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 vlerëson lartë punën e ATK-së

18 Tetor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com