DYLON

Presidentja Osmani: Është interes strategjik që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian

Presidentja Osmani: Është interes strategjik që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo-Brionen, në sesionin e përbashkët ka mbajtur një fjalim, në të cilin ka theksuar se Kosova është e vendosur për të vazhduar me reforma dinamike që forcojnë më tej demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit dhe rrisin standardet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Përderisa aplikimi ynë për anëtarësim në Këshillin e Evropës po shqyrtohet nga Asambleja Parlamentare, është me rëndësi që Kosova të ecën përpara edhe me statusin e kandidatit në BE, në përputhje me zotimin e BE-së për perspektivë anëtarësimi për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

EkoHigjiena

Që nga takimi i fundit i këtij procesi, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka shënuar hapa të ndjeshëm suksesi në disa aspekte.

“Kosova është një partner i besueshëm, një fqinj i mirë dhe një partner që punon shumë. Prandaj, mundësia për një lëvizshmëri më të madhe të qytetarëve tanë në zonën Schengen, është gjithashtu një mundësi e madhe për t’ua vërtetuar këtë të gjithëve në BE”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në këtë kontekst, ka përmendur edhe përparimin në indekset ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftimin e krimit dhe korrupsionit, të drejtat e njeriut, fushën e teknologjisë informative, etj.

Në një pjesë të fjalimit të saj, duke qenë edhe tema të takimit të sivjetëm të liderëve, Presidentja Osmani foli edhe për efektet e ndryshimeve klimatike dhe tha se Kosova është përcaktuar për ta ardhmen e gjelbër të saj. Presidentja tha se tranzicioni i gjelbër është mundësi e mirë për gjenerim të vendeve të punës, rritje të produktivitetit dhe sigurim të energjisë.

Ndërkaq në raport me perspektivën e të rinjve të Kosovës, Presidentja Osmani tha se më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës është nën 30 vjeç, ndaj sipas saj ndërtimi i një mjedisi ku mundësitë për zhvillim social dhe ekonomik janë lehtësisht të disponueshme, janë prioritet në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.