Instruktorë të Mbretërisë së Bashkuar nga Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike( BMATT) po realizojnë trajnime të avancuara për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në ndihmë dhe mbështetje për të avancuar me krijimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët.
Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi ka ndihmuar FSK-në, në ngritjen profesionale me trajnime bazike dhe të avancuara duke mbështetur kështu ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë këtyre ditëve Instruktorët e Mbretërisë së Bashkuar janë duke realizuar trajnimin për Xhenier Luftarak të Avancuar dhe trajnimin e Komandimit dhe Udhëheqjes së Liderëve të rinj, në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës.
Pjesëtarët e FSK-së po tregojnë performancë të lartë të përgatitjeve, gjithashtu po përfitojnë njohuri të reja nga ekipet e instruktorëve. /2LONLINE/