Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajt takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.
Ja fjalimi i tij në këtë takim:
Në këtë vit bëhen 18 vite pra gati 2 dekada që nga përfundim i luftës në Kosovë. Është e vërtet që kemi ecur shumë që nga atëherë dhe Kosovë është ndërtuar, janë ndërtuar qytete dhe shtëpi tona të shkatërruar.
Janë ndërtuar institucionet demokratike dhe ato të sundimit të ligjit. Është themeluar policia që konsiderohet si më e mira dhe më e drejta në rajon. Në shikim të parë gati asgjë nuk sheh që gati 2 dekada më parë kishte luftë. Tmerret e luftës janë ende prezentë. Ende shumë nëna serbe dhe të komuniteteve tjera kërkojnë të bijve të tyre.
Vizita në Brezovicë. Aty takova shumë serb dhe shumë prej tyre ishin të papunë. Hallet e tyre ishin të njëjta me komunitetet e tjera. Qytetarët e Kosovës sipas të gjitha opinioneve i kanë të njëjtat brenga. Krijime të vendit të punës, standardet ekonomik dhe ndërtimi i së ardhmes. Dhimbja e shkaktuar nga lufta ende po rëndon në zemrën dhe mendjen e secilit kosovar.
Gjuha dhe narrativët që e kanë shkaktuar luftën ende ekzistojnë në diskursin e mesit tonë. Është shumë e dhimbshme që edhe gjeneratat tjera e shikojnë palën tjetër si armiq dhe rrezik dhe jo si fqinjë dhe bashkëqytetarë. Ata nuk mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë nëse mbeten peng i të kaluarës.
Sot iu kam ftuar që të propozoj idenë time për të mundur të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Që të themi të vërtetën dhe të zotohemi për të ardhmen dhe mbi këtë të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme.
Vet kam qenë në luftë dhe kam përjetuar shkatërrimin dhe urrejtjen. Kam parë dhe kam përjetuar se vuajtja është e njëjtë për secilin person pa marrë parasysh komunitetin. Nuk është dhimbja më e madhe e një shqiptari të Kosovës më shumë se dhimbja e humbjes së të afërmeve të personave të komuniteteve tjera.
Nuk jemi mbledh të flasim se cila familje e cilës etni ka vuajtur më shumë dhe më pak. Kam pasur takime me të gjithë familjet e të pagjeturve me të gjitha komunitete dhe po mundohem t’i kuptoj dhimbjet. Kanë njohur njëri-tjetrin në dhimbje dhe janë familjarizuar në kauzën e tij. Pajtimi më i shpejt dhe i parë ka ndodhur në mes familjeve të të pagjeturve. Shembulli më i mirë për ne të tjerët se si të kthejmë sytë nga e ardhmja dhe të mos jemi peng i së kaluarës.
Qëllimi është nisja e një jetë të re për qytetarët duke pranuar dhe shprehur krimet. Kjo nuk do ta sakrifikonte drejtësinë por do ta ndihmonte. Nuk nënkupton fshirjen e krimit apo dikush të fshehët pas ndonjë krimi. E vërteta duhet të dihet sado e shëmtuar të jetë. Brezat e rinj duhet ta dinë se çfarë kanë bërë brezat e mëparshëm.
Ky takim i parë vjen pas shumë konsultimeve që kam bërë me lider të gjithë botës dhe nobelistë të paqes. Kam takuar dhe shumë shqiptar serb, e të gjitha komuniteteve tjera në Kosovës për të diskutuar këtë ide dhe koncept. Kompromis me drejtësinë nuk do të ketë sepse e vërteta buron nga drejtësia. Do të jetë ndihmues për arritjen e marrëveshjeve të reja Kosovë-Serbi.
Është e vërtet që jemi vonë por jemi të parët në Ballkan që po e bëjmë dhe uroj të jemi të parët që dërgojmë mesazh ta bëjnë edhe të tjerët. E vërteta dhe parimet nuk arrihen me kushtëzime por me vullnet. Ideja e komisionet është që të jetë një komisioni i së drejtës dhe i pajtimi dhe i udhëhequr nga shteti por nga të gjithë ne.
Pajtimi nuk mund të bazohet në harresë të së keqes. Është një shans e dytë për një fillim të ri nëse nuk dëshirojmë të na përsëritet e kaluara. Është i një formati konsultativ është hap i parë në rrugëtimin e gjatë dhe falënderojë të gjithë të pranishmit dhe mbështetësit për këtë. Në fillim do të angazhohemi të ndajmë një buxhet për këtë.