Breshka e lindur më 1832 tanimë mban rekordin botëror si ndër më të vjetrat në rruzullin tokësor, pasi këtë vit do të mbush 187 vite jetë.
Kjo breshkë e quajtur Jonatani gjatë jetës së saj ka përjetuar dy luftërat botërore, revolucionin francez, shtatë monarki në fronin britanik dhe 39 presidentë amerikanë.
Duke qenë kafsha më e vjetër e gjallë, Jonatan ka kaluar rekordin edhe të njeriut më të vjetër në botë, për 65 vite. Mosha më e madhe e një njeriu në botë në 122 vite e 144 ditë mbahet nga Jeanne Calment (1875-1997) nga Franca.