Lëndimi i Milot Rashicës në fillim të edicionit 2019/20 padyshim se ishte një lajm katastrofal për skuadrën e Werder Bremenit.
Megjithatë, muajin e kaluar, futbollisti nga Kosova u rikuperua plotësisht dhe tashmë është në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij në vazhdim të kampionatit në Bundesliga.
Në ndeshjen e fundit, Werder Bremeni barazoi 1:1 me Hertha Berlinin, në një ndeshje ku ylli i Kosovës luajti 87 minuta.
Paraqitja e Rashicës u vlerësua tejet e mirë, ndonëse nuk arriti të shënojë apo asistojë për skuadrën e Florian Kohfeldt.
Por, e lumtur që e ka në skuadër Rashicën vazhdimisht po shprehet Werder Bremeni, klub që vazhdimisht e lavdëron 23-vjeçarin vushtrrias.
Milot Rashica është klas në fushën e gjelbërt”, ka shkruar Werder Bremeni në ‘Facebook’.
Ndryshe, në pesë paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, Rashica ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim për Werder Bremenin.