DYLON

‘Anadolu Agency’ shkrim special për sulmuesin e Kosovës

Avatar photo Elife Sherifi

Sulmuesi i Fenerbahçes, kosovari Vedat Muriqi e ka dëshmuar vlerën e tij duke shënuar katër gola në Superligën turke.

Derisa “Kanarinat e Verdha” kanë katër fitore, dy barazime dhe dy humbje në kampionat, Muriqi i cili u transferua nga Çaykur Rizespori te Fenerbahçe në korrik, ka shënuar katër gola në katër fitoret e Fenerit, shkruan “Anadolu Agency.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar kundër Gaziantep FK, Istanbul Basaksehir, MKE Ankaragucu dhe Yukatel Denizlispor.

EkoHigjiena

Fenerbahçe ka pasur tre sulmuesë edicionin e kaluar – Islam Slimani, Roberto Soldado dhe Michael Frey – por ata nuk përmbushën pritshmëritë.

Krahasuar me ata, Muriqi ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në Superligën e Turqisë në futboll.

Sulmuesi algjerian Slimani ka shënuar një gol dhe zvicerani Frey ka shënuar tre gola në edicionin e kaluar në kampionat.

Fenerbahçe gjithashtu ka lëshuar pikë, duke barazuar 1:1 me Trabzonsporin, duke humbur 3:1 nga Alanyaspori.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.