Ylli kosovar, Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai realizoi per Werder Bremenin në ndeshjen e parë ndaj gjigantit gjerman, Borussia Dortmund.
Bremeni publikon statistikat e jashtëzakonshme të yllit nga Kosova.
“Milot Rashica ka qenë i përfshirë direkt në 14 gola në 14 ndeshje në Bundesligë në 2019-n. 9 gola, 5 asistime. Jemi të lumtur që je rikthyer përsëri Milot”, ka shkruar faqja zyrtare e Bremenit.
Në përgjithësi viti 2019 ka qenë vit i jashtëzakonshëm për Rashicën te Werder Bremeni.
Ditën e sotme Bremeni do të luaj me Eintracht Frankfurtin dhe Rashica do të jetë titullar.