Publikohet lista e futbollistëve të Shqipërisë, këto janë risitë

Publikohet lista e futbollistëve të Shqipërisë, këto janë risitë

Trajneri i Shqipërisë,  Edy Reja ka publikuar listën me 25 futbollistë të ftuar, ndërsa nëntë të tjerë janë në listën rezervë.

Jashtë kësaj liste ka mbetur kapiteni Mërgim Mavraj për shkak të një lëndimi, ndërsa nuk është grumbulluar fare Armando Sadiku edhe pse po kalon formë të mirë.

Në listën e pritjes ka mbetur çuditërisht Taulant Xhaka, por aty ndodhen edhe lojtarë si Endri Çekici, Ergys Kace, Naser Aliji apo Ivan Balliu.

Trajneri i kuqezinjve, Reja ka shpjeguar në konferencën për shtyp se mbrojtësi i SpVgg Greuther Fürth ka një problem fizik, ndërsa sulmuesi i Malagas, në çastet e fundit ka kërkuar të jetë i lirë për një problem të rëndësishëm familjar.

“Kam folur me Mavrajn i cili këtë javë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Kjo është arsyeja pse nuk është përfshirë në listë, por do ta ftoj sërish. Sadiku në çastet e fundit më ka kërkuar të mos grumbullohet për një problem të rëndësishëm familjar, kjo është e gjitha. Të dy do të kthehen në Kombëtare për raundin tjetër të ndeshjeve. Kam folur edhe më Xhakën dhe jemi sqaruar. Kam preferuar Selahin, pasi dua ta shoh nga afër për perspektivën. Nuk dua të grumbulloj 27 apo 28 futbollistë dhe më pas t’i dërgoj disa në tribune”, ka thene Reja.

KOMENTE