Publikimi i librit do të fillojë nga data 12 qershor 2024 në faqen e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, www.kosovogenocide.com/libra
Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe përfundimit të zbatimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” fillon publikimin e librit të Bardhyl Mahmutit, “Krimi i gjenocidit (Aspekte teorike dhe studime rastesh)”
Për herë të parë lexuesit shqiptarë do të kenë mundësi të informohen:
- për zhvillimet në kuadër të OKB-së dhe vështirësitë që e karakterizuan procesin e miratimit të Konventës për Gjenocid;
- për përkufizimin e drejtë të krimit të gjenocidit;
- për ndikimin negativ të përkthimit jo të saktë të përkufizimit të gjenocidit nga serbishtja në shqip;
- për gabimet e shumta terminologjike lidhur me krimin e gjenocidit;
- për ndikimin e madh negativ që mund të kenë juristë dhe historianë, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, në përhapjen e pasaktësive rreth krimit të gjenocidit;
- për tekstet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare që nuk përmenden fare nga juristët shqiptarë;
- për domosdoshmërinë e harmonizimit të terminologjisë për të shmangur shfajësimin e Serbisë për zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës;
- për mënyrën si duhet të trajtohen aktet gjenocidale, që të ndriçohet në aspektin shkencor gjenocidi që kemi përjetuar si shqiptarë, dhe
- për shumë aspekte të kësaj çështjeje, që janë të rëndësishme për juristë, historianë, politikanë, gazetarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme shoqërore.