DYLON

Policët e Kosovës trajnohen nga instruktorë të DEA-së

Policët e Kosovës trajnohen nga instruktorë të DEA-së
Avatar photo Redaksia

Më 7 Qershor, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe Administratën për Zbatimin e Drogës (DEA), përfunduan me sukses ‘kursin e avancuar një-javor për operacione të fshehta’ të mbajtur në Prishtinë. Të 22 pjesëmarrësve, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, iu dorëzuan çertifikatat. Kursi i zhvilluar nga instruktorë të DEA-s, u vlerësua për përmbajtjen e tij të specializuar, të avancuar dhe informative, i cili u dha pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për zhvillim profesional.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë: Kolonel Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, Drejtori i Departamentit për ankesa pranë Inspektoratit Policor, z. Bajram Fetahu, këshilltarja vendore nga ICITAP për Policinë e Kosovës Leonora Berkani si dhe personeli i ICITAP-it dhe instruktorët nga DEA. Policia e Kosovës falënderoi ekipin e ICITAP-it për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre dhe stafin e DEA-s për njohuritë dhe aftësitë e tyre që kontribuuan në suksesin e trajnimit. Shkëmbimi i ekspertizës dhe njohurive nga instruktorët avancoi aftësitë dhe shkathtësitë e pjesëmarrësve, duke kontribuar në zhvillimin e tyre profesional. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.