Boronica është një frut i vogël me ngjyrë blu të purpurt. Boronica janë të vogla, rreth 5-16 milimetra në diametër, dhe një kurorë të vogël në majë. Ato janë ndër manaferrat më vlerat më të mëdha ushqyese.
Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant. Është vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj
Ulin tensionin e gjakut
Në një studim, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut (tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.
Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Është e rëndësishme të kuptohet se kur flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale.
Kanë efekt anti-diabetik
Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.
Përbërësit e boronicave ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve urinare
Boronicat përmbajnë substanca që mund të parandalojnë veshjen e mureve të fshikëzës nga baktere të ndryshme. Këto përbërës janë të dobishëm në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.
Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të muskujve pas stërvitjes
Stërvitja e fortë për trupin mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe lodhje. Kjo nxitet pjesërisht nga inflamacioni dhe stresi oksidativ në indet e muskujve. Është e qartë se boronicat janë tepër të shëndetshme.
Konsumi i boronicave mund të zvogëlojë dëmin që ndodh në nivel molekular, duke minimizuar dhimbjet dhe reduktuar uljen në performancën e muskujve. Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.