Boronicat e kuqe janë fruta të vegjel, por qe bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.
Boronicat e kuqe janë ndër frutat e paktë që ofrojnë vitaminë E. Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg.
Bashkë me vitaminën C dhe K, këto ushqyes e bëjnë boronicën e kuqe të domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e zemrës por edhe kundër mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.
Këto fruta janë të jashtëzakonshme në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos nëse keni konsumuar një vakt të yndyrshëm e të rëndë.
Boronicat e kuqe janë të vogla por bëjnë një punë të madhe në sistemin tretës. Ato janë shumë të pasura me fibër, e cila është e domosdoshme për një tretje të mirë.
Një filxhan me boronica të kuqe ofron 5 gramë fibër. Kjo sasi përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe shmang konstipacionin.
Fibra është gjithashtu e mirë për mbajtjen nën kontroll të peshës sepse ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe pengon ushqyerjen e tepërt.