Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e tetë (VIII-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë .
Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
● Raportin e punës për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2024 ;
● Raportin e muajit korrik 2024;
Gjatë kësaj mbledhjeje, Menaxhmenti ka raportuar Bordin e Drejtorëve lidhur me Raportin e aktivitetit rreth identifikimit të lidhjeve të paautorizuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, i cili ka rezultuar tejet i suksesshëm në zvogëlimin e humbjeve të ujit, rritjes së faturimit dhe inkasimit.
Gjithashtu, Menaxhmenti ka raportuar lidhur me tri projektet kapitale:
1. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza (ITUZ);
2. Projekti FLOWS dhe
3. Projekti i Ujësjellësit në fshatin Cërnicë.
Gjatë muajve të verës, fokusi kryesor i Kompanisë mbetet furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkërisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024. /2LONLINE/