Boksierja kosovare Donjeta Sadiku garoi sot në Lojērat Olimpike Tokio 2020, por nuk ia doli të ecë tutje rrugëtimin e saj pasi pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 – 60 kg.
Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.
“Humbja e sotme boksieren tonë do ta bëjë më të fortë për garat e ardhshme”, vlerëson Komiteti oOlimpik i Kosovës.
Të pranishëm për ta përkrahur Donjetën ishin edhe drejtuesit e KOK-ut në krye me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani e Arbër Mehmeti nga Ambasada e Kosovës në Japoni.