Drejtues të Sport Club Gjilani, kanë bërë me dije se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit “Teuta” për transferimin e futbollistit, Blerim Krasniqi.
“Krasniqi luan rolin e sulmuesit të qendrës dhe ai gjithashtu ishte pjesë edhe në disa skuadra tjera në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e klubit kuq e bardh.
Njoftim i plotë i klubit:
Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbollit “Teuta” për transferimin e futbollistit, Blerim Krasniqi.
Marrëveshja e futbollistit dhe klubit tonë, është e vlefshme për dy edicionet e radhës.
Krasniqi luan rolin e sulmuesit të qendrës dhe ai gjithashtu ishte pjesë edhe në disa skuadra tjera në Shqipëri.
Të gjithë në klub i urojmë mirëseardhje Krasniqit, teksa falemnderojnë KF Teutën për bashkëpunimin dhe korrektësinë.