UEFA sot në faqen zyrtare ka publikuar listën me 50 futbollistë të rinjë të cilët pritet të shpërthejnë në vitin 2020. Në këtë listë janë yjet si Ansu Fati, i Barcelonës, Mason Greenwood i Manchester Unitedit, e Reece James i Chelseat.
Por, përveç këtyre emrave të mëdhenj e të dëshmuar në arenën ndërkombëtare, në listë është edhe Blendi Baftiu, ylli i Ballkanit të Suharekës.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar emrin e Blendi Baftiut në mesin e 50 talentëve të cilët pritet që të shpërthejnë në vitin 2020
“Një mesfushor i talentuar, Baftiu u fut në pushimin e dimrit si golashënuesi më i mirë në kampionatin e Kosovës me 10 gola në 17 ndeshje, ai pritet të marrë një ftesë nga ekipi A i Kosovës më 2020,” thuhet në artikullin e UEFA-s.
Për Baftiun me gjasë ky do të jetë sezoni i fundit në Superligën e Kosovës pasi pritet që karrierën ta vazhdojë në një kampionat shumë më të fortë